Çaste poetike me poeten;-Bruna MUSAI

Buzëqesh pranverë
———————-
Buzëqeshin zogjtë në këtë dite vere ,
Edhe dallëndyshet lehtas shtegtojnë.
Lulet shumëngjyrëshe gëzojnë ne k’të pranverë
Malet nga lart duket xhelozojnë
Sa bukur ngjan e veshur natyra,
Ngjyrën jeshile në nje stil te ri.
Ne k’të ditë pranvere mbizotërojnë shumë ngjyra
Si ngjyra ylberi ne ditët me shi.
Buzëqesh pranverë bashkë me nurin tënd,
Me sharmin që ke je më e bukura stinë.
Lulëzo ngado aromë në çdo kënd,
Të falen ty çdo shpend e çdo bimë.
Ti je më bukura stinë dhe për mua
Më rikthen gëzimin më përkëdhel plot ëndje
Mrekullitë e tua oh sa shume i dua.
Për ditët e tua kam gjithmonë buzëqeshje
/QendraPress.com/