Çaste poetike me poeten: Bruna THANASI
Nuk mbaj mend!*****
——————————-
Se di nga vij, e ku kam jetuar
S’po me kujtohet, as ku kam lindur
Tregime e përralla, me janë transformuar
Me vitet e kurbetit, nje jet jam grindur
Se di, vërtet nuk mbaj mend
Mike jam bere, me retë dhe erën
Si shpendi jetoj, vend e pa vend
Trokas neper dyer, te me gjejnë deren
E humbur, neper stuhi e uragane
Kurbetit u harrova, e vdekur a e gjalle
Muret rrethuar, me ushtare e gardiane
Jetën ma bene, si zjarri mbi vale
E di, te çmendur me quan, qe u bëra ere
Neper retë e dendura, kam bere folenë
Ata qe me duan, me gjejnë ne pranvere
Kur lulet zgjuhen, dhe njerëzit nuk flen!
Bruna Thanasi.12/11/2020.
/www.QendraPress.com/