Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Si su bëre gjallë.
————————
Sot,të pashë të qeshur shumë.
Të ndriste fytyra,si faqe hënë.
Por s’më pyete,si ndihem unë
Për ëndrrat,që kishim lënë.
Si su bëre gjallë këto ditë
Të më thoje, si ke qëne?
Per një puthje, kishim prit
Të bënim, si kishim thënë.
Kaq shumë ëndrra,lamë në mes
Kaq shumë puthje, na u thanë.
Ti s’je ai,që pret në besë
Se as u zumë, e as u shamë.
/QendraPress/