Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Më mirë të hesht!
——————-
Vec dua të fle, natë e ditë
Madje as nga gjumi,mos të zgjohem
Askush s’ma bën,dot dhimbjen pritë
Nga krahu i Nënës, kur largohem
Ndodh që njerëzit, dhe mërziten
Janë plotë me halle,te ngarkuar
Ka dhe nga ata, që do kolliten
Se larg si mua, janë larguar
Në dhimbjen time, do rri të strukem
E di që do thonë, ka dhe me keq
Më mirë të heshtë, e të mos ndihem
Kjo zemër di, se ç’farë po heq !
/QendraPress/