Çaste poetike me poeten:-Brunilda MUSAI

Ah ky shi
————————
Sa bukur këto pika shiu sonte.
rrëshqasin kaq ëmbël mbi qerpik
Mbi flokë çdo pikë shiu ndalonte,
Dhe e bëri këtë moment çast unik.
Mbi gjethet e verdha të vjeshtës
Ky shi po më ngjan si pika ari.
Aq bukur troket permbi fletë.
E rizgjon nga zemra ç’do pikë malli.
Kjo buzëmbrëmje sot, erdhi natyrshëm.
E mi zgjoi që të gjithë ëndrrat e mia.
Në k’te shi të kristaltë i mbylla sytë.
Duket sikur po gjen strehë dashuria.
/QendraPress/