Çaste poetike me poeten:-Bujana MALAJ

LULË BORA……!

————————–

Rrëshqita nga malet

e poshtë rashë

lulet nëpër ferrë

duke qajtë i lashë

Lulë bora e bardhë

nuk donte të ik

dhe pak sa të rritem

të lutem më prit.

Në faqen time

lulë borën qëndisa

e ruajta si sytë

deri sa u rrita

Lulen në faqe

bandilli këputi

faqen kuq si mollë

me buzë kur e puthi.

Lule bora në faqe

çeli përsëri

nuk ishte më një

tani ishin dy

Më prit lulja ime

malit prapë do ngjitem

nga puthjet e tua

lulet shpejt u rriten.

/www.QendraPress.com/