Çaste poetike me poeten:-Bujana MALAJ

NJË URË…..!
—————————-
Vetëm një urë më ndante nga ty
dy anët e lumit sa mun fëshkëllenin
dikur më thoje kemi vetëm dy sy
e sot nuk shikojmë as njëri tjetrin.
Ura u shemb unë ngela matanë
e ti zemër thyer me kokën mbrapa
më thoshe për ty e fiku dynjanë
e për mëshirë dorën të zgjata.
Në qoshet e urës e lidha shaminë
ta ndjeje ti si vetmin kujtim
në valët e lumit e mbyta vetminë
urë e plagosur në shpirtin tim.
Dashuritë e mëdha thonë nuk jetojnë
e bashkë me to ikën dhe vetë
ura e shembur dashurinë dëshmon
legjendë dashurie ku këputi dy jetë.
/QendraPress/