Çaste poetike me poeten ;Bukurie Binjaku

0

ATO LËNDIMET E TUA!

—————————————–

Ato lëndimet e tua, oh të tua

Më vranë shpirtin, më vranë,

Sa herë që më thoshe, të dua,

Aq plumba, zemra ka marrë.

Për ty krejt, unë t’i fala sa isha

Në një të vetëm, të dy u bëmë,

Më digjnin plagët, por s’e dija,

Thonë se dashuria, të dhëmb.

Gurët e lëndimit, t’i thërrmoje

Në grimca lumturie, t’i ktheje,

Shpirtin në yje, atje të ma çoje,

S’do u largoje, kurrë prej meje.

Duron njeriu, por s’është perfekt

Me gjak në damar, që tronditet,

Guxon shpirti, një ditë shpërthen,

Hap shtigje të reja, me vetëdije.

S’e them për vete, mos kujtoni

Jetë! Me rrethanat tua, si zinxhir,

Vetveten kurrë, ju mos e harroni,

Dashuria këndon, në fole të mirë.

© # Origjinal

©Bukurie Binjaku. 28. 9. 2021. GREQI.

=======——————–

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *