Çaste poetike me poeten; Bukurie BINJAKU

NJERIU I DREJTË!

—————————

Dashuria është mrekulli

Dashuria dritë hyjnore

Dashuria është dhimbsuri

Është unike e ndjesore.

Dashuria zjarr në shpirt

Tronditur ndjenjat si tërmeti

Dashuria s’njeh djallëzi

Si pasojë, futesh mes ferrit.

S’ka njeri në botë, që s’lotoi

Dashurisë përulur në gjunjë

Kush rëndësinë, nuk ia çmoi

Si pemë e tharë, mbeti në rrugë.

Dashuria në shpirtra unikë

Si pëllumbat, folenë ndërton

Ku paqja njeh vetëm barazim

Në udhën e drejtë, di e shkon.

Njeriu me shpirt, pa djallëzi

Vuan në jetë shumë zhgënjime

Në livadh shpirti, mbjell mirësi

Me të çan pengesa, në shtegtime.

©#Origjinal. Bukurie Binjaku. /www.QendraPress.com