Çaste poetike  me poeten;-Bukurie BINJAKU

AJO ME BUKË ATA ME GURË!

—————————————

Ajo jetonte, si e ndrydhur

Në vetvete, larg ëndërruar

Sytë e shpirtit, shihnin yjet

Dhe pse mbi tokë, e lënduar.

Ajo lotonte, shpesh zemëruar

Gurët vinin, nga tërë drejtimet

Shpirtit, plagë i ishin shkaktuar

Buzëqeshje falte, kur e vrisnin.

Ajo ish në udhë, tjetër degëzim

Pemën mirësi, me lotë e vadiste

Si lule e vetmuar, në një shkëmb

Ku rrëpira për pak, të përpinte.

Ndihmonte tjerët, dorën u jepte

Ajo me bukë, ata gurë i qëllonin

Por ajo kurrë, s’dinte të urrente

Si një gardh i ulët, ata e injoronin.

Zemrat gurë, vetë rënë nën gardh

Asaj i vinte keq, ata lart i tërhiqte

Ndihmë dhënë, dhe në distancë larg

Ata penduar, ç’u derdh s’u mblidhte.

Ajo vuajti shumë, i vuajti padrejtësitë

Por me mirësi në shpirt, arriti lumturinë.

/QendraPress/