Çaste poetike me poeten;- Bukurie BUÇPAPAJ

VDEKJA E NATËS- LINDJA E DRITËS.

1-

Mrekulluar pashë lindjen e agut,

U rilinda,në ngjizje jetime ,

Magjinë-lindje , vargim i vargut,

Satisfaksion kur je pjese e dukurive.

2-

Poete nuk jam , gjumë nuk fle,

Nata më zë , mëngjesi po ashtu,

Vargëzoj , muza rehat nuk më lë,

Vargje ,rreshta ,ja asht kuturu.

3-

Nganjëherë flas ashtu me vete:

E pyes ku do veshë vallë ,thuaj ku?

Një pjesë shpirti testament,në letër,

Pjesa tjetër arratinë marrë atje diku.

4-

Rilindur sot me diellin e 26-të të Majit,

Gjumi më bëri naze dhe mirë bëri,

Shijova magjinë planetare të qiellit.

Vdekjen e natës , lindjen e dritës.

5-

Asistente në lindje , unë e zoti i madhërishëm.

/QendraPress/