Çaste poetike me poeten; Bukurie Buçpapaj

0

Lumturisë…….

_______________________

Lumturi nga vjen mê thuaj?

Adresa jote cila është vallë?

Si njê biletê prere nga zemra.

Hapanxituar drejt teje me mall.

Lumturi si mendimi ma i bukur.

Troket në skuta Zemrash.

Ti na benē tē përhumbur .

Harlisur nē mes ndjenjash.

Lumturi je sensacioni

Që shpirtin drithëron.

Pushtuar nga emocioni.

Drejt dashurisë vrapon.

Si ajri e oksigjeni je lumturi.

Thjesht pa ty nuk jetohet .

E kush tjeter veç ti dashuri.

Botën tonë e bën të mrekullohet.

&   &   &    &    &

Thyej heshtjen…

_______________________.

Kësaj nate i thyej heshtjen.

Marrë vegim xixëllim yjesh.

Me hënën bëj marrëveshjen.

Shpirtit i fali buzëqeshjen.

Nuk jam zemër heshtur.

Mendjen se vras nga trishtimi.

Edhe pse me të keqēn përleshur.

Vetes di ti dhuroj ishuj gēzimi.

Ndaj sonte vallzoj me yjet

Qielli vertet gri i mbuluar.

Mëndja për asgjë nuk pyet.

Edhe pse shiu bie pa pushuar.

Kësaj nate i dhashë jetê

Çdo gjësendi të ngrirë

Si njê baleriné e vërtetë .

Kërceja me yjezat në hapësirē.

Epo kjo jam unë

Fantazoj si shpirt i lirê …..

Bukurie Buçpapaj

19 .7 .2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *