Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

E GËZOFSH KĒTĒ DITË TË MADHE
—————————————–
Oj lahutë ushtimë trimnie,
nëpë breza kushtrim lirie,
tingujt e tu e çajnë dhe malet,
se tradita trashëgohet, nuk falet.
Nëpër shekujt të trashëguam,
Istikamit me ty i kënduam,
Krenari e rapsodit malësorë,
Gurrë e pashtershme mbete gjithmonë.
Sot ke festë, ka festë shqiptari,
Çdo rapsod e shpirt lahutari,
Në UNESKO ti na shkove ,
Ballëlart përfaqëson këto troje.
Tash e mote, e nëpër shekuj,
e pavdekshme ke me mbetun.
Pasuri, je vlerë kombëtare,
Me gëzofshim këtë ditë të madhe.