Çaste poetike me poeten ;Bukurie Buçpapaj
Votoj me ndienjë krenarie.
————————————-
Voto Kosovë për prosporitet
Koha ashtë për ndryshime
Në varre gjaku i trimave thërret.
Është e drejta juaj ma sublime.
Voto Kosovë ,tokë e përgjakur
Akoma rënkon nga padrejtësitë
Borxh ta kemi se je përflakur
Gjithmonë djegur nga të ligjtë.
Mbi gërma gjaku sot shkruhesh e Panvarur
I lirë jeton në trojet e tu krenarisht.
Voto Kosovë pa frikë , nënë loke e dashur.
Për ata bij që ranë për ty heroikisht.
Unë si shtetase e jotja votoj krenarisht
Me vete kamë marrë një amanet Shqipërie.
Dikur as ëndërr se kemi pa mjerisht.
Sot votoj me ndienjë atdhedashurie.
Bukurie Bucpapaj 17.10.2021.