Çaste poetike me poeten; Bukurie Buçpapaj
ABORT – ËNDËRRE…
———————————–
Ëndërrat mi vratë mi abortuat,
Akoma pa lindur në barkun kohë,
Harruat ,lindi e rilindi dorëzuar jo,
Ëndërrat nga hiri i juaj ,mi zgjuat.
Gjarpërinj helmues me shtatë lëkura,
Më shitët për pesë lekë barkëtharë,
A s’jeni ju bijtë e mi lindur mëkatuar,
Që më rrjeposët more të ashtëquajturit ( Shqiptarë).!
Oh ! sa herë ,besuar shpresuar,
Nga gjiri im të lind një farë përsëmbari,
Prej mëkatit në trupin rënduar,
Barbarizmi juaj rëndë peshon te kandari.
Turp nëse je bir Shqiptari.
Zëri ,rënkimi im mallkim ,
Shpagohet një ditë faqezinj,
Luajtët me nderin e fatin tim,
S’do gjeni vrimë për tu futur ,minj.
Madhështore krijuar nga perëndia,
Të forta i kam krahët , trungun rrënjët,
Dheu im emër-pagëzuar Shqipëria
Uragan bëhet u thenë të pistë dhëmbët.
Atëherë s’do të dini ka t’ia mbathni këmbët.
Autore:
Bukurie Buçpapaj
1.2. 2022.