Çaste poetike me poeten:- Bukurie BUÇPAPAJ

PRANVERË E HUMBUR

————————

Në kanionin e asaj zemre,

mbretëron i imi pejzash

Qe si stina e asaj pranvere,

me ngjyra zemre, di të flasë.

Degët e shpirtit t’gjelbëruar,

Brenda syve, plot gonxhe çelur,

Lozonjar,si unë, kurrë,s’ke takuar,

Paçka se mbi çdo lule

ke fjetur.

E unë isha pranverë e harlisur,

ti si dimër plot stuhi me acar.

Fletët e shpirtit, poezi e krisur,

Çuditërisht, titull bëhesh në kapak.

Dikur, do e lexosh, mirë e di,

Në një natë ashtu, pra, në vetmi.

Me librin në duar e një gotë verë,

Do vajtosh,se i humbe atë pranverë.

/QendraPress.com/