Çaste poetike me poeten;-Buqe AGOLLI

Duaje jetën

——————–

Sa e shkurtër qënka jeta,lum kush diti ta vlerësojë,

kush më shumë e kush më pak,me cdo kusht atë të mbrojë,

here vjen si fllad pranvere,aromë tmirë kundërmon,

herë stuhi e tërbuar,ku cdo gjë e shkatërron.

Një herë lule trëndafili,

gjithë bahçes lulëzon,

herë si gjembi gjethes fshehur,veç kur sheh dorën të shpon,

mos u tkur dhe mos u step,sepse kështu e paska jeta,

herë të bën të fluturosh,herë thua…unë e shkreta.

Falna jetën ta gëzojmë, me të mira shëndet plot,

zemrat lumturi të kenë, kurrë jo, sytë me lot,

herë përpjetë herë tatëpjeta,herë e thartë,herë ëmbëlsirë,

dua jetën ta jetoj ,Zot mendo për më mirë!

/www.QendraPress.com/