Çaste poetike me poeten; Dalinë Arifi
Ah Prizren
———————–
Mbi shpatullat tua kam ushqyer zemrën
Kam qarë me lot e vajzës kalldrëmit
Kam qeshë me melodinë e shpirtit rrugëve tua.
Sot t’përqafoj e numëroj ditët…
Ecin vetëtimthi… nuk zë dot një agoni
Mbi supet tua mbarta peshën e fjalës
Gjeta dashurin… sot e kërkoj skutash
Mbërthyer mbi kala lumturia n’gurët e themelit
Valëvitur vërshimeve të Bistricës
Marashit largt përmalluar ecur në vite
Në sytë e përhumbur kërkova t’shoh sërish
Në shatërvanin tënd gudulisur
Ke kafenetë e vjetra një kafe ta pij.
/www.QendraPress.com/