Çaste poetike me poeten; Dava GjOKA
NË ËNDRRAT E MIJA VEÇ TY TË PRES
——————————————————-
Ëndrrave m’u solle mbrëmë ,
kur më erdhe në gjumë të parë
Fjalën që s’ma kishe thënë,
ma the e m’puthe në ballë
E si padashje ëndrrën ma prishe,
fli më the, ti,lulja ime
Prej fillimit gjumin ma nise,
E m’erdhe prap në ëndrrën time
Dhe unë me diellin të krahasova,
Si rrezja e parë kur del në mëngjes
Sa m’doli gjumi, një zë lëshova ,
në ëndrrat e mija veç ty të pres
Dava Gjoka Lleshaj ,
/www.QendraPress.com/