Çaste poetike me poeten:- Dava Gjoka LLESHAJ

DASHURIA S’TË LE ME U PLAK
—————————————-
Sot po m’duket vetja më e “re”
Ndoshta se viti sa ka filluar
A fjala “të dua “kur ti më the
Në shpirt sikur më ka rinuar
Është viti i ri i sapo ardhë
Dhe kalendari i hapi fletët
Dhe ne këtë ditë ta nisim mbarë
E dashuria në shpirt t’na mbetet
Vërtetë dashuria në shpirt t’rinon
Le t’i kesh vitet shumë apo pak
E di veç kush çdo ditë dashuron
Se dashuria s’të le me u plak