Çaste poetike me poeten:-Dava NIKOLLI

 

OH, NËNË !

————————

Sa herë loti më rrjedh mbi faqe,

emrin tënd thërras o nënë!

Sa herë shpirti më kërkon paqe,

për ty lutem, përnatë nën hënë!

Ti je pranë o nënë me mua,

në çdo varg e në çdo fjalë.

Mall i shpirtit vërshon si krua,

asgjë në botë s’mund ta ndalë!

Në çdo dhimbje a rrëzim,

pranë më je o nënë përherë.

Kurajë i jep shpirtit tim,

kujtimet; dimrin ma kthejnë në verë!

Sa herë më kaplon mërzia,

dorën tënde mbi flokë ndjej.

Më përqafojnë kujtimet e mia…

por në lot malli, prapë shpërthej!

/www.QendraPress.com/