Çaste poetike me poeten; Davë BEGU

A vlen lutja ?

—————————

A thu vallë vlen lutja ,

me prit deri në fund-shpresë,

kur tashmë ka humb një copë jete. !?

Janë venit krejt zemrat,

e janë ndryshk mendimet,

disa kanë veshur petkun e misterit

e të tjerë kërkojnë hapësirave ,

të zhvarrosin valët e dritës.

Por qelizat e vdekura s’ngjallen,

s’kanë si me pas më forcë,

me i dhënë ngjyra tokës e qiellit.!

Jetë e rrëzuar përmbys që s’naltësohet më n’kët kohë,

veç po rrejmë veten me të ,

t’u prit n’lutje e n’skalitje t’shpirtit , dhe n’enigma t’kuçedrës së kohës.

N’frymë t’engjëllorëve t’u besu,

e n’tokë të djallit t’u jetu,

n’rituale t’përditshme përfshihemi,

pa qënë të aftë me prediku.

Veç , po presim deri në fund-shpresë

ditët t’u numëru,

pa zhurmë e në heshtje tu “vra veten.”!

/www.QendraPress.com/