Çaste poetike me poeten; Dea Basha
Lëng portokalli
______________________
Të ngacmon dëgjimin zhurma e shiut që godet dritaret
Brenda heshtin raftet e librave Mos e lejo vetën
Mbylli veshët Nuk është e jotja.
Zëri i violinës dridhet ulërasin lumenjtë e brendshëm
Dora përkëdhel flokët si jele kuajsh
Mos e dëgjo Dëbo ndjenjat
Tingujt e së shkuarës nuk të përkasin ty.
Në trupin ku gdhend dhembjen buzët e tij
kullojnë puthje prej gjaku Sytë mbylle Puthje mbi puthje
Duart mbi duar Hiri i braktisur qëndron akoma mes jush
Por prap nuk është e jotja.
Anës tjetër dëgjohen hapa njerëzish
Panorama qëndron e patrazuar
Hije të kuqe, fytyra e tij zjarr ferri
Nuk ke më ftohtë zemra gulçon nga nxehtësia.
Por jashtë akoma fyen veriu Toka prap do të thaje
t Harku i violinës kaherë është këputur
Dhe ti do i zësh vendin hirit
Veç raftit e librave përsëri do heshtin.
& & &
Rozali
________________
Në vija gjaku vizatuam ardhmërinë
Lotët vetëm rrjedhin, e ëmbla Rozali
Me vështirësi hapim sytë e rënë në ekstazi.
Imazh i pa përkryer, pasion me afsh të shqyer!
Aq butësisht të lavdëruar nga parajsa, rrëfej ligësinë
O skllave e shtegut hyjnorë, mjerane e pështirë
Prapë të dashuroj me forcën e lartë të djallëzisë.
Veç ty…
o mëndafshi im i zi.
Veç ty…
e lartmadhërishmja Rozali.
Degëzimet e kuqe hapin rrugët që përbuzim
Kaltërsitë që shterrën shpirtin kaherë i mori lumi
Me ëndrra të përgjakshme për ty e therra gjumin.
Në mirazhet e paprekshme, ti je tradhti e vdekshme!
Brengat lënduese mi përplasën fuqitë e fundit
Por ti, shenjtëreshë e djallit, zbatuese e urdhrit
Rozali e xhindosur, je forca e këtij trupi.
Të përulem, të dua, të adhuroj i shkatërruar!
Veç ty…
o përmbytëse e dashurisë
Veç ty…
enigma barbare e marrëzisë.