Çaste poetike me poeten;-Dhurata ÇELA

PA EMËR.
—————————-
Kur një shall gri,mbi supe kam derdhur;
ti me pallto të zezë ,gjithë trupin më mbulon
Kur dridhjen,mbi buzë,halli më ka derdhur;
ti,qesh aq fortë,dhe qeshja më dërrmon.
Kur unë nuk kam bukë,as ujë për të pirë;
havjar e shampanjë ekspozon.
Kur unë,këmbëzbathur hapin e hedh e
rrugës s’i fshihem,s’kam turp;
ti,këmbën mbi këmbë kalon në kolltuk;
mua,më fshihesh si struc.
Ke emër,s’ke emër!?
Nuk dua ta di!
Për mua,nuk ka asnjë vlerë.
E madhe kjo botë, gjithsesi;
mbase të pagëzojnë ca të tjerë.
Dhurata Çela
/QendraPress/