Çaste poetike me poeten;-Dhurata Ndoni ÇELA

ZEMËR NËNE.

————————

Kur buza dridhet dhe zëri

shuhet,

TI,fjala që i flet.

Kur syri mbyllet dhe loti bie,

TI ,dora që e pret.

Kur këmbët mpihen dhe gjunjët

dridhen,

TI,toka që i mban.

Kur krahët lodhen dhe trupi

shtrihet,

TI,dora që rri pranë.

Kur shpirti tretet dhe nata zbret,

TI, drita e vërtetë.

Kur zemra shtrydhet dhe rrahjet

fiken,

TI, pulsi që jep jetë.

/QendraPress/