Çaste poetike me poeten;-Diana MEHMETI

Çatia e ëndrrave

——————————

Eja ndizma shpresën

Në gjoks të agimit

 Kops e diamantit

Në xhaketë zgjimi

 Eja eja fshehtas

Pas yllit plot dritë

Eja ndizma shpirtin

Porsi një kandil

Zjarri përvëlimin më ka pushtuar

Vetëm ti ma shuan sa më prek me dorë

Se di pse si djalli krejt më ka pushtuar

Po e mbajta veshur deri në qershor

Eja të më shuash flakët e pa’ shtera

Të shtrihemi si qengja nëpër luleshqerra

Të hardhiset dita në liman të zemrës

Boll e gjora prita nën çatinë e ëndrrës

/www.QendraPress.com/