Çaste poetike me poeten;-Dije Demiri FRANGU
Rrenë asht molla e Adamit
——————————————-
si një zonjë e tradhtuar në të zeza, ikën nata
i tmerron dritaret tue i pështye zi, zi në ikje
unë e ti karrige druri, rrimë çele guri gojën
ti qenia kravatëlidhur, flokëkrehur
I ke shqye t’ gjitha buzëqeshjet si letrat e dashnisë
provoj të flas, të të lus por të gjitha kordhat e zërit
si kokrra breshëri më bien në dysheme
e nis e fshijë kujtesën me fshesën e troshave
derisa ti ikë pa ofshamë dhe i pasy
një kollë e keqe s’paku të dëgjohej
në këtë mort të dashnisë
t’mos mbetem kafshata e vetme e vetmisë
këtë natë që as shi s’bie as era s’troket dyerve t’mbyllura
e fjalët si flokë shtrigash në fund t’pusit kanë ra
rrëshqas akullnajës së vetmisë si mes thikash
molla e Evës para këmbëve më bie, rrotullohet
rrenë është se e kafshoi Adami
atë ditë ai kishte dhembje dhëmbësh
tutje do ta ketë hedhur
si na dashninë sot.
/www.QendraPress.com/