Çaste poetike me poeten; Donika Meta GJURA
BULQIZA IME NJË MINIERË ME HISTORI!
———–
Sa të shfletosh këtë libër,
E të futesh në brendësi,
Të rënqeth veç ky titull,
Një minierë me histori.
Nga të gjitha zonat erdhën,
Brigadierë, teknikë, punëtorë,
Nisi puna në k’të lagje t’vjetër,
Mbi një pyll shumë shekullorë.
E prenë, që të gjithë pyllin,
Krejt mbuluar, n’pisha e bredhë,
Plot me ferra ahè dhe lisa,
Që shumë shtat kishin hedhë.
Tetëmbëdhjetë shkurt 948-të,
Inxhinierët gjithçka zbuluan,
Këtë popull, sot i mjerë,
I madhi Zot e kish bekuar.
Me tre turne nëpër galeri,
Kërkuan arin ku ish fshehur,
Humbën jetën shumë të rinj,
Për to gjak e lot është derdhur.
Kaluan shtatëdhjetë e pesë vite,
Puna kurrë k’tu nuk ndaloi,
Fukarallëku është ul këmbëkryq,
Një copë bukë s’po sigurojmë.
Në këtë, nën/tokë të shkretë,
Ku s’hyn dritë, as Diell e Hënë,
Të rinj e të vjetër aty kanë mbetë,
Dheu, gazrat, kufomë kanë lënë.
Eh, sa jetë njerzish kanë marrë,
Këto të mallkuara galeri,
Pa djem mbetën të zezat nëna,
Sa nuse të reja veshur në zi.
Këto tonelata gurë me xixa,
Që po shiten në shtate dekada,
Një park lojërash për fëmijë,
Që për të kurrë s’bie fjala.
Çfarë të shkruaj më parë për ty,
O Bulqiza ime e mjerë,
Eh, sa shumë t’kanë telendis,
E për vete, janë miliarderë!
/www.QendraPress.com/