Çaste poetike me poeten;- Dorina AVDURRAMANI

PËR TY MIKESH.
Mikesh e bisedave tê orëve të vona,
Ç’të kam,që dot s’po të dalloj,
Respekti,miqësia, mbushin zemrat tona,
Ekuacion jo dot nuk po e dëshifroj.
Mikesh e gjurmëve të mia diku rri e fshehur,
Drejt teje vij në mendime,pa asnjë adresë
Ç’të kam,ç’më ke që pas teje jam dehur
Do të kthej,muzë,në çdo poezi,pa asnjë pendes.
Mikesh e ëndrrave të mia, akoma më mban gjallë,
Pas një kohe të gjatë sërish të kujtova,
Që s’do tê shihemi një ditë,a do t’ma falësh vallë,
Mikesh e jetês sime në heshtje,të dashurova.
/QendraPress/