Çaste poetike me poeten:-Drita DEKAJ

ËNDRRA MORI UDHË…
————————–
Një andërr e kahershme.
Mu shfaq paprit…
Në qiellin e kaltër u
duk një dritë…
Mendimet që pata mi grabiti era…
Bashk me gjethe
pemësh,
mbulueme me therra.
Larg në horizont.
Me sfondin e bukur.
Ëndrra kish marr krah,
fluturonte si flutur.
Ëndrra fluturonte me krahët e mia.
Me mëndje e me zemër ku rrin qetësia.
Ëndrra mori udh nëpër kontinente,
shpirtin tim të lirë e mori me vete…
/QendraPress/