Çaste poetike me poeten ;-Drita DEKAJ

NANË E DASHTUN MORI NANË…
——————————————————
Nanë Shqipni a je tu pa …
Populli jote po rrin tu qa…
Po qan populli prej mërziet se
nuk kan o nanë zot shpiet…
Nanë e dashur nana shqipni.
Po të drejtohem me mërzi.
Për vuajtjet të popullit askush ska dert.
Veç për karrige e për pushtet…
Nanë e dashtun mori nanë.
Populli jot po lëshon gjamë.
Ka plas toka e ka dal uj…
E nuk i dhimena o nanë kerkuj …
“T’fortit “…se prishin terezinë.
Kan kthye popullin si bagtin…
Per asgja se lollin vetin…
T’shkojnë kush të shkojnë e t’mesin kush t’mesin.
E si t’ken dhimë shtet o nanë?!
Kur na veten shkelim me kamë
Shqiptart nuk dijn mënt ku i kanë…
Kan met si tufa pa çobanë…
Boll e keqe erdhi dita.
Si n’mesjet populli pa drita.
Tu ra shi e tu u përmyt.
Skan uj me pi veç tu lyp…
/QendraPress/