Çaste poetike me poeten:-Drita FEJZA
KA ARDHUR NJË KOHË
————————————
Ka ardhur një kohë,
Kur dija s’është më forcë,
Kur nuhatja nuk është detyrë,
Mendja s’ndihmon në asnjë korsë.
Mbështetet dhuna me dhunë,
Të dobëtit shtypen pa mëshirë,
Botën e injorancës s’e kupton,
Ai që s’ka jetë, gjithçka shkatërron.
Kur injoranca merr kontrollin,
Busulla humbet drejtimin,
Zemra vrapon gjithnjë me ngut,
Mirë dhe keq ngatërrohen në një kallup.
Mësoni, o njerëz, mësoni,
Të jetoni dhe falni dashuri,
Shëroni plagët e kësaj bote,
Mjaft u ngulfatëm në tragjedi.
© Drita Fejza
/www.QendraPress.com/