Çaste poetike me poeten; Pranvera GJONI
RRËNQETHJE SFIDUESE
—————————
Në Mechelen,
dhimbja gjen dhimbjen fjetun
kanalit të trofeve,
të fshehuna nàn kujtesë…
Âsht vaji varun,
syve të diellit
që pret këputjen…
Në Mechelen,
jeta bën’ biopsinë
gjinit t’prushtë
mbështjellun me mjegull…
Âsht simboli
që përkundet përtej lindjes
në dialog me hinin…
Në Mechelen,
koha, fëmijët e andrrat,
shkruajnë Biblën teme!
Mechelen, 18 korrik 2024
/www.QendraPress.com/