Çaste poetike me poeten: Drita Kasumi SYLA
FLAMURIT TIM
————————
Shqiponja dy krerësh valëvit
Bekuar qofsh e lumja Shqipëri
Flamuri ynë larë në gjak shpate
Mbi qiej flakëron në lavdi
Ç’dimër me acar ngrirë e shkrirë
Tmerr në tokë e dritë në re
Nga armiku kurrë s’u mposhte
Vulë ashti hije mbi varre
Në çdo Kullë si valë në erë
Qëndron lartë në shtizë plaku
Amanet nga Gjergji
Me uratën në damar gjaku
/www.QendraPress.com/