Çaste poetike me poeten;- Drita Rubjeka ZENELI

Vals mbi pentagram
—————————–
Sonte, nën projektorët e dritave blu qiellore,
U ngjita mbi fletët e pentagramit,
Të vallëzoj mbi tastierën që luan ritmin tim.
Mbi telat e tingujve që ngrihen si puhizë,
Çdo hap shkruan botën time të fshehtë,
Qetësia bëhet melodi që lind nga indet.
Duket se nata më sheh me sy yjesh,
Ulur mbi skajet e pentagramit,
Më ndjek hapin e majëgishtave në çdo notë.
Valsi kulmon në fund të një strofe,
Në majëgishta harkoj një figurë,
Që troket mbi tastierë dhe ngjitet në eter…
Është pragfestash,
Dëshirat vallëzohen nën qiell…
D.R.Z
/QendraPress/