Çaste poetike me poeten:-Drita Rubjeka ZENELI

Vallë…
——————-
Vitet u ndërruan,
Digat së larti u hapën,
Qiellit vallë morëm një bekim,
A një piskamë mëkatesh humane,
U ndërruan vitet,
Çka tokës ju derdh me furi,
Vallë ishte ogur i begatë,
A ishte së larti një zemëratë,
Viti filloi,
Urimet hyjnore të prushta janë vallë,
Në përkohësinë tonë a jemi në kohë,
Të ndreqim trazimin vullnetesh të lira…
D.R.Z.
/QendraPress/