Çaste poetike me poeten:-Drita Rubjeka ZENELI

PA JU

———————–

Darkën gatova me shije kujdesi,

E dekorova me stoli dashurie,

E servira bukur si finesa grua,

Shumëngjyrat përdora si recetë shëndeti,

Verën shërbeva në poçen simbol emocioni,

Pëlhurën e bardhë shtrova si sfond qetësie,

Kurova ndriçimin me qirinj në shandan,

Përplota me jetë lulesh sofrën e strofës sonë,

Muzikën e shpirtit lëshova në sfondin e ngrohtë,

Ulur për të shijuar pikturën e mbrëmjes,

Asgjënë ndjeva dhe asgjënë shijova,

Mungoi pema, buqeta, ajri ynë,

Munguan fëmijët në sofër.

/www.QendraPress.com/