Çaste poetike me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Puthjet

( Sot, në ditën botërore të puthjes)

———————————————

Nuk kam puthur ndonjëherë libra të shenjtë si sakrament,

Për të dëshmuar besimin,

As nuk jam ulur të puth tokën,

Për të dëshmuar patetizëm,

Kultet e shenjta mi puth thellë, shpirti,

Jam rritur me baticën dhe zbaticën e puthjeve,

Ashtu siç deti nuk i fsheh gjendjet,

Në qendër të ballit kujtoj puthjen e babait,

Dhe dorën mbi flokë si udhë e lutjeve,

Në puthjen e nënës me aromë përqafimi,

Kujtoj sytë e saj në udhët e ditëve,

E shtrenjtë, si këshillë puthja e vëllezërve,

Më pas erdhe ti,

Në puthjen tonë të bekimtë,

Por puthja e bijve dhe puthja për bijtë,

Njësia e jetës, e çmuar, pa çmim,

Si dejë e paqtë që dëborën shkrin,

E dejë pranvere më sjell në çdo stinë….

/QendraPress/