Çaste poetike me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Hapësira ime

———————–

Hapësira ime

sa placenta e nënës,

Shtjellë e vetëdijes sime,

Mbrojtur nga parazitët helmues,

Që hipokrizisht maskohen në ngjyra lavdie,

Është e koduar hapësira ime,

Matricë e pandryshuar brenda çmimit të jetës,

Si membrana që mbron qelizën,

Klon ndarës sanguinëve,

Hapësira ime me horizontin fare pranë syve,

Në kohët që treten në harresë të ditëve gri,

Për të kërkuar kthjellën e butë,

Kolerikët nuk i shquaj as në dritë,

Unë jam hapësira ime,

Pa vështirësi analitike detajesh,

Burim kam placentën e nënës,

Brenda saj i listoj përpikmëritë botës sime.

Hapësira ime galeri tingullore,

Larg tempit që fle dhe kur është zgjuar,

Bujarisht ngopur në hapësirën time të vogël,

Të madhe sa bota ime…

/QendraPress/