Çaste poetike me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Ndjenjë e vrarë

————————————-

Xhelozove,

Edhe për flokun që si lulekemborë

i derdhej mbi nishanin e bukur,

Dashurinë e bëre gri, si ky mot i sotëm,

Det me ballë ndjenja jote,

Si ky det i sotëm,

Rrëgjuar truri yt për ta dashur të bukurën,

Për t’ja dashur edhe lirinë,

Ajo,

U ngjit si hënëz e kafshuar mbi direkun e anijes,

Frikur nga dallgët,

Udhëtoi larg, larg,

Kërkoi një far drite në udhën e përditë,

Larg teje, larg,

Por sonte është ndryshe,

Në dritëhijen ngjitur saj rri

mbështetur një tjetër pjesë e hënëzës,

Dritëpakët, si frika e saj,

Dilemëshpresë,

Dyzuar, në ikjen e largët,

Në përpjekje të reja,

Ti,

Ti nuk e sheh më flokun si lulekëmborë,

Mbi nishanin e saj të bukur

/QendraPress/