Çaste poetike me poeten; Edlira LLUKACAJ
Gjithkund ndrysh asht Hana..
———————————-
Qielli, terri, krejt njisoj,
Njisoj ngarkesat mbi shpinë e shpirt
E fjalët,
Në njiqind gjuhë të thana…
Njisoj malli, njisoj nata;
E njàjta asht edhe kànga…
Yjet-
Njaty ku kan kenë gjithmonë-
As diftojnë ma destinacione
E as romanca,
Rrugët,
Njisoj gjithkund-
O të çojnë
O të kthejnë,
Pa ndryshue kurrgjà!
E vetmja gjà ndryshe
N’errësinën e gjàtê të kësaj bote
Veç Hana…
/www.QendraPress.com/