Çaste poetike me poeten :Edmira Xhaferi
RROKJE.
————————————-
Kohë e shtangur përplasur rrënojash monumentesh kjo e sotmja…
dhe vështrimin e dërgoj ..sa larg,
aty ku përkëdheljet marrim një tjetër emër dhe
epshi njerëzor nje tjetër trajtë..
E duart ndjej që hijezohen nën fuqinë e dritës…
E tymi i nxirë i cigares formon prekshëm
Ekzistencën njerëzore..
Dhe ja, prape ti,
Që shkulur gërmadhash nga përjetësia
Në procese pështjellimi e shpërthime galaktike,
Vjen sikur të mos kishe ikur kurrë…
E nëpër bordura rrugësh përplasesh të shkruash emrin tënd,
E unë dorën zgjas si dikur
dhe trembem,
Shkërmoqja jote nëpër ngërthime molekulare,
Më ngatërrohet nëpër këmbë…
Unë….
dorën zgjas të të krijoj
Ashtu si dikur.
EDMIRA XHAFERI
Tiranë, më 13 nëntor 2022.