Çaste poetike me poeten ;Eli Zeneli

SONTE

———————

Një erë e ngrohtë,

flladiste sonte

perden e dritares,

Sikur i ftonte të vallëzonin me të,

E të harronin netët e ftohta.

Të prita me net të tëra,

Por më kot,

As u duke, e as fole,

Nëpërmjet erës në ëndërr me ftoje.

Sonte i dashur

Mos fli,

Dua të shikoj me gotën në duar,

Se e di në terrin e kësaj nate,

Ti më pret mua…

Në fytyrën tënde shikoj dritën,

E në shpirtin tënd ndjej jetën.

Vetëm sonte,

Sonte mos fli,

Unë jam fryma, jam dashuria jote,

Që vij në ëndrrat e tua,

E të marr të shëtis në kopshtin e lumturisë,

Duke bërtitur me të madhe, Të du-u -u-ua…

Sonte më prit me gotën në dorë,

të pimë unë dhe ti….