Çaste poetike me poeten:-Elisabeta ISUFI

Duke shkelur  mbi ëndrra

———————————-

 Nëse do të mundesha të ktheja kohën pas,

Do të vija tek ty nënë,

Duke shkelur mbi ëndrra…

E çfarë nuk do doja të jepja për ty, nënoke…

Do të doja të mbytesha në flokët e tu,

Në erën tënde,

Në përqafimin tënd të gjerë,

Sa një det, sa një mal, sa një dashuri…

Do të doja të ndalonin të gjitha orët e botës,

Që jetën ta fillonim përsëri…

Do të doja të ngrinte koha,

E unë, të isha prapë fëmijë.

/QendraPress/