Çaste  poetike me poeten:-Elmije AJAZI

MADHËSHTIA E SHPIRTIT NJERËZOR

————————————————-

Madhështia e shpirtit nuk zbret me zë të lartë,

ajo vjen në heshtje, si agimi në sy të natës.

S’është në fjalë që lartësojnë,

por në heshtje që shërojnë.

S’është në duar që tregojnë me gisht,

por në duar që ngrihen për të përqafuar.

Shpirti i madh nuk matet me sa shumë flet,

por me sa shumë dëgjon pa gjykuar.

Matet me një buzëqeshje që lind në dhimbje,

me një falje që jepet pa u kërkuar.

Me një dorë që mbetet e shtrirë

 edhe kur është lënduar,

me një zemër që zgjedh të rrahë për të tjerët,

edhe kur vetë është e thyer.

Nuk ka madhështi më të lartë

se të qëndrosh i butë në një botë

që të shtyn të fortësohesh.

Të mbash dritën ndezur në shpirt

edhe kur të shuajnë shpresat.

Të duash pa kushte,

të japësh pa masë,

të presësh pa zemërim.

Madhështia nuk është të jesh më lart,

por të jesh më thellë.

Në ndjesi, në dashuri, në mirësi.

Të hysh në dhimbjen e tjetrit si në shtëpinë tënde

dhe të mos rrëzosh asgjë.

Shpirti i madh nuk hahet me botën,

ai e përqafon atë,

ashtu siç është – e plagosur, e lodhur,

por gjithmonë me vend për pak më shumë dritë.

Dhe në fund,

jo emri, jo fjala, jo lavdia…

por gjurmët e butësisë tënde do të kujtohen.

Sepse shpesh,

kot flasim, kotë bërtasim —

kur shpirti flet me qetësi

atë që zëri nuk arrin ta thotë.

Dhe është heshtja ajo që mbjell paqe,

kur fjala s’mund të shërojë më.

Për ata që flasin me shpirt,

që ndriçojnë pa u dukur,

/QendraPress/