Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

GURË DHE GJAK
———————————
Në male ku era qan për t’u rrëzuar,
Dielli lind mbi gurët e njomur me gjak.
Zemrat s’u përkulën,
dhe flaka e tyre ndezi shpirtin e kombit.
Muret ranë, por zëri i tyre nuk shuhet;
dhimbja u kthye në zjarr, flaka u bë histori,
që dridhet në çdo shtëpi,
që mban mbi supe krenarinë e kombit.
Në çdo gur që mban gjurmë,
në çdo pikë gjaku mbi dhe,
fryma e lirisë thërret:
“Nuk dorëzohemi, nuk harrojmë.”
Jasharët — emër që ndez epikën,
fytyrë trimërie, zë që dridhet shekuj.
Krenaria jonë është jeta e tyre,
dhe çdo shqiptar mban shkëlqimin e kësaj epopeje.
Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari
dhe për të gjithë dëshmorët e lirisë.
/QendraPress/