Çaste poetike me poeten:-Elona MUSAJ

SHKRUAJ EDHE NËSE DHEMB
——————————–
Isha betuar se s’do të shkruaja
kur pikëllimi m’rreh në gjoks,
po ja ku jam, përsëri,
duke ndjekur fjalë që dinë të shpojnë.
Diçka më shtyn përtej…
përtej heshtjes së ditëve,
drejt telave të padukshme
që vibrojne vetëm nga dhembja.
Lapsi depërton aty ku djeg,
rihap plagë që kurrë s’janë mbyllur.
Por ai gjak… kthehet në bojë,
më peshpërin, bëhet frymë.
E ndërsa shkruaj, nyjet zgjidhen.
Ndihem e lehtë,
sikur çdo fjalë
të ishte një hap drejt paqes.
Atëherë kuptoj
se dhimbja ka zë,
e të shkruaj, ndoshta,
është mënyra ime për ta dëgjuar.
/QendraPress/