Çaste poetike me poeten; Elvira ZENELI

PA PIKË TAKIMI

————————

E kisha mbyllur atë plagë

Së bashku me fundosjen e Titanikut

Në fund të oqeanit u njohëm

Ne të dy Ndoshta erdhe

Për t’më lënduar

Për t’ma vrarë heshtjen

edhe vetminë time epike

Si njē somnabull u ktheve

Pse??!!!

Ma hape sërish plagën,

E cila tashmē ishte mbyllur

Mos të lutem,

Lërmë ku isha,

Mos u kthe kurrë më

Tash je nē hone tē errëta tē harrimit

Rrugë paralele jemi ne

S’ ka më pikë takimi

As përshëndetje, as përqafim

As puthje lamtumire

As sot e as kurrë

Asnjë fjalë, asnjë zë,

Nuk do të jemi NJË!

/www.QendraPress.com/