Çaste poetike me poeten:- Emine Konushevci DURMISHI

SHQIPONJAT E LIRISË

——————————————–

Në Bregun e Diellit rrezet në pjesë u ndanë,

perëndimi i tyre me gjak, si uji, ishin larë.

Rruga me plumba si gjemba, pa u parë,

u skuq për rreze lirie edhe bora e bardhë.

Sy-patrembur e trim shqipe,

Hyzriu i ri Trimëria e Afrimit në vargje ,

jehonë për liri Iliri,

mendje-prehtë, e fjalën e dhënë besë,

 Bregun e Diellit e kthyen në fushëbetejë.

Ata s’ikën, por shkelën stuhinë e kohës,

 me jetë paguan ruajtjen e nderit të votrës.

Në çdo krismë pushke zemra e tyre jehonë,

për këtë tokë të gjakosur dhe lirinë e vonë.

E kur plumbat kërkonin shpirtra, jetë rinie,

ata u bën kështjellë zjarri, forcë e urë lirie;

u bënë varg e këngë që edhe sot këndohet, l

egjendë e gjallë, që si ëndërr përjetohet.

Tri shqiponja fluturojnë në qiellin e lirë;

Penuha në gjirin e vet ruan për jetë të bijtë.

 Lapidari i Ilirit nga vendlindja shëndritë

në të gjitha anët Bregu i Diellit falë dritë!

/QendraPress/