Çaste poetike me poeten: Eralda CUKO
Në detin e vetmisë…
——————————-
Në detin e vetmisë valët binjake të zemrës
përplasen në shkretinë e heshtjes.
Në gjurmët e humbjes valët kthehen
në rrëfime nën hijen e hënës së munguar.
Në brigjet e errëta zërat rëndohen në zemër
ku yjet e ndritura mbulohen nga retë bojëgri.
Në detin e vetmisë përpëlitur në muzg
përplasen valët e mallit buzë bregut të
heshtjes ndërsa yjet qeshin por shpirti qan.
Në ngërçin e zemrës një dritë pritet
të shkëlqejë bashkë me shpresat e reja
që ngrihen si valë në kërkim të dritës.
Në detin e jetës zhytja është e thellë
ku valët e vetmisë shkrihen nē kënge
shpirti ,aty nis të flasë forca e brendshme
duke shpresuar për orë më të qeta…
/www.QendraPress.com/